Hoti: Qeveria s’e ka as në plan ndërtimin e kapaciteteve të reja në sektorin e energjisë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, në seacën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për faturat e larta të energjisë elektrike, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e projekteve për sektorin e energjisë.
Hoti ka thënë se as gjatë tri vjet qeverisje të VV-së nuk është filluar ndërtimi i ndonjë termocentrali
“Tani ju mund të thoni që për 3 vjet nuk ndërtohet një termocentral i ri, por mund të fillohet. Do të duhej të kishte filluar brenda kësaj periudhe... Nuk ka as plan për ndërtimin e kapaciteteve të reja.” – ka thënë ai.
“E vërtetë është se mandati po kryhet. Nuk ka kapacitetetë reja energjetike dhe as nuk ka plan për ndërtimin e kapaciteteve të reja. E vërteta është se çmimi i energjisë është shtrenjtuar 115%. E vërteta është se janë subvencionuar hotele, markete, ambasada, aeroporti dhe plot biznese tjera joesenciale.” – ka thënë ai.
Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti për vendimet në sektorin e energjisë.
“Fakt është që në mandatin e kësaj qeverive, rrjedhja e vendimeve për të stabilizuar situatën në sektorin e energjisë, është në drejtim të gabuar, komplet në drejtim të gabuar.” – ka thënë ndër të tjera ai.