Hoti: Qeveria Kurti ka shpenzuar 8.63 miliardë euro dhe nuk ka lënë asnjë shenjë - NACIONALE

Hoti: Qeveria Kurti ka shpenzuar 8.63 miliardë euro dhe nuk ka lënë asnjë shenjë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mënyrën e harxhimit të parasë publike.

Ai ka thënë se për 3 vite mandat kjo qeveri ka shpenzuar 8.63 miliardë euro.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shtruar pyetjen se ku janë shpenzua gjithë këto mjete.

Sipas tij, kjo qeveri nuk ka lenë ndonjë gjurmë në ndërtimin e ndonjë projekti infrastrukturor.

Ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro?! 3 vite mandat dhe 3 buxhete vjetore të menaxhuara. 8.63 miliardë euro vlera e tri buxheteve (2021=2.51 miliardë, 2022=2.90 miliardë, 2023=3.22 miliardë). As shenjë nuk shihet se ku janë harxhuar gjithë këto mjete. Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja. Pagat nuk janë rritur. As policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë nga shkurti i këtij viti”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme