Hoti: Qeveria ka penguar komunat në dy mënyra - NACIONALE

Hoti: Qeveria ka penguar komunat në dy mënyra

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikua Qeverinë e Kosovës për mosbashkëpunim me komunat.

Ai ka thënë se ekzekutivi po i pengon komunat në dy mënyra.

Sipas deputetit të LDK-së, kërkesat e komunave për bartje dhe ridestinim të mjeteve vetanake kanë pritur me muaj për miratim nga Ministria e Financave..

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria duke mbajtur të bllokuar shumë gjatë Organin Shqyrtues të Prokurimit ka bllokuar shumë projekte kapitale.

Postimi i plotë i Hotit:

Qeveria, përveç që nuk i zbaton projektet e veta kapitale, i ka penguar edhe komunat në dy mënyra:

1. Kërkesat e komunave për bartje dhe ridestinim të mjeteve vetanake kanë pritur me muaj për miratim nga Ministria e Financave, duke humbur muajt e verës kur është koha optimale për kryerjen e projekteve kapitale. Kur janë miratuar kërkesat, është bërë tepër vonë për të kryer procedurat e prokurimit dhe zbatuar ato projekte brenda vitit. Sipas ligjit, është e drejtë ekskluzive e komunave për të vendosur se për çfarë do t'i përdorin të hyrat vetanake. Kërkesat për bartje të të hyrave vetanake miratohen sipas procedurave formale ligjore dhe nuk i nënshtrohen diskrecionit të Ministrit të Financave.

2. Qeveria e ka mbajtur të bllokuar shumë gjatë Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke bllokuar shumë projekte kapitale për të cilat ka pasur ankesa. Kjo e ka vonuar edhe më tutje zbatimin e projekteve kapitale qendrore dhe lokale.

Shpenzimet kapitale të nivelit qendror janë në nivelin më të ulët historikisht prej 9%. Ndërkaq, sot në Pejë, Qeveria u kërkon Kryetarëve të Komunave Qeveria t'u bëjnë presion kompanive që të kryejnë punët në terren për projekte që janë të komunave.

Lajme të ngjashme