Hoti: Presim me padurim ditën kur edhe Kosova do të bëjë hapa konkret drejt BE-së - NACIONALE

Hoti: Presim me padurim ditën kur edhe Kosova do të bëjë hapa konkret drejt BE-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur historike ditën e hapjes se negociatave për anëatresim në BE për Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pret me padurim ditën kur edhe Kosova dhe i gjithë Ballkani do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian.

Sot është ditë historike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për gjithë Ballkanin. Siguria në Ballkanit është më e madhe me këto dy vende anëtare të BE-së. Presim me padurim ditën kur edhe Kosova dhe i gjithë Ballkani do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian. Vetëm përmes integrimit evropian dhe në NATO mbyllet çdo burim jostabiliteti në këtë pjesë të Evropës dhe botës”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme