Hoti përkrah protestën e nesërme kundër ekspozitës skandaloze për maskarat - NACIONALE

Hoti përkrah protestën e nesërme kundër ekspozitës skandaloze për maskarat

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, për Gazeta Blic është shprehur se e përkra plotësisht protestën e thirrur për nesër para Kuvendit nga OVL-UÇK, kundër ekspozitës skandaloze të Shkëlzen Gashit, për masakrat në Kosovë.

Ai tha se vetëm me përgjegjësi të plotë dhe drejtësi ndaj akterëve, mund të shërohen plagët e hapura që u shkaktuan nga ky skandal.

“Unë, si deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e mbështes plotësisht këtë iniciativë. Kjo sjellje e papërgjegjshme ndaj plagëve ende të hapura të Kosovës dhe familjarëve të viktimave duhet të marrë fund”, tha Hoti.

“Është e domosdoshme që të ketë përgjegjësi të plotë nga të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këtë “ekspozitë të masakruar” me të pavërteta për masakrat në Kosovë. Vetëm përmes drejtësisë dhe përgjegjësisë së atyre që shtrembërojnë historinë mund të shërohen plagët e hapura nga ky veprim”, tha Hoti për GazetaBlic.

Lajme të ngjashme