Hoti: Për shkak të binomit fatkeq Kurti-Osmani, Kosova po bëhet problem i sigurisë perëndimore - NACIONALE

Hoti: Për shkak të binomit fatkeq Kurti-Osmani, Kosova po bëhet problem i sigurisë perëndimore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se izolimi dhe sanksionet janë shkatërruese për vendin.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se pa mbështetjen e ShBA-së dhe BE-së është i pamundur çfarëdo progresi.

Madje, sipas tij, përmes binomit “fatkeq”, Kurti-Osmani, vendi po kthehent në problem të sigurisë evropiane e perëndimore.

“Ta kemi të qartë: Kosova nuk mund të qeveriset nga një kryeministër dhe presidente që i sjellin Kosovës sanksione nga aleatët në vend të integrimit euro-atlantik.” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

1. Izolimi dhe sanksionet janë shkatërruese për Kosovën. Edhe me mbështetjen e plotë nga ShBA dhe vendet kryesore të BE-se, Kosova ka vështirësi në integrimin euro-atlantik për shkak të kundërshtimeve të vendeve të caktuara. Pa këtë mbështetje, është i pamundur çfarëdo progresi. Ndërkaq, me sanksione dhe izolim që pason, as status quo-në ekzistuese nuk mund ta ruajmë.

2. Me të gjitha sfidat që ka pasur, Kosova nga viti 2008 ka qenë një vend që ka promovuar normalitet e paqe, një shtet i ri demokratik që ka kërkuar mbështetjen e partnerëve për integrim euro-atkantik. Ndërkaq, tani është e qartë për të gjithë se me politikën e jashtme jo-perëndimore të binomit fatkeq të Kosovës, Kurti-Osmani, Kosova po kthehet në problem të sigurisë evropiane dhe perëndimore.

3. Ta kemi të qartë: Kosova nuk mund të qeveriset nga një kryeministër dhe presidente që i sjellin Kosovës sanksione nga aleatët në vend të integrimit euro-atlantik.

Lajme të ngjashme