Hoti për Qeverinë Kurti: S’e përmirësuan asnjë indikator të performancës së ndërmarrjeve publike
Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka thëën se nuk është përmirësuar asnjë indikator i performancës së ndërmarrjeve publike.
Hoti ka thënë se këtë ë konfirmojnë të dhënat e Qeverisë të prezantuara në pjesën tekstuale të projekt-buxhetit për vitin 2024.
Ai vlerëson se subvencionet nga buxheti për entitete publike janë katërfishuar krahasuar me vitin 2019, si vit para pandemisë
“Pavarësisht ndaljes së “gjakderdhjes financiare” dhe ndryshimit të menaxhmentit, nuk është përmirësuar asnjë indikator i performancës së ndërmarrjeve publike. Këtë e konfirmojnë të dhënat e Qeverisë të prezantuara në pjesën tekstuale të projekt-buxhetit për vitin 2024.
Të hyrat totale, fitimi dhe detyrimet e ndërmarrjeve publike, si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto, kanë mbetur të njëjta. Ndërkaq, asetet dhe ekuiteti i ndërmarrjeve publike kanë rënë.
Fatkeqësisht, subvencionet nga buxheti për entitete publike janë katërfishuar krahasuar me vitin 2019, si vit para pandemisë”, ka shkruar Hoti.
