Hoti për Qeverinë Kurti: Këta mashtrues sot e sollën në Kuvend për ratifikim marrëveshjen që e kishin sharë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit kishte paraparë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës, pikë të cilën pushteti dikur e kishte kundërshtuar.
Hoti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se projektin e njëjtë, e solli qeveria sot në Kuvend ratifikim, e të cilën do ta financojë bashkë me Shqipërinë.
“Është lajm i mirë që po realizohet ky projekt, por kjo qasje tregon se këta kanë mashtruar qytetarët për këtë projekt dhe në të gjitha qëndrimet e tyre”, ka thënë ai.
Postimi i plotë në Facebook:
Marrëveshja e Uashingtonit e ka paraparë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës me mundësi financimi nga fondet amerikane. Këta që janë duke “qeverisur” tani e kanë sharë këtë pikë të marrëveshjes dhe e kanë kualifikuar si tradhti, se gjoja kjo hekurudhë i siguron qasje fqinjit verior në Portin e Durrësit.
Ndërsa, sot këta mashtrues e sjellin për ratifikim në Kuvend marrëveshjen për këtë projekt për ta financuar bashkërisht me Shqipërinë.
Është lajm i mirë që po realizohet ky projekt, por kjo qasje tregon se këta kanë mashtruar qytetarët për këtë projekt dhe në të gjitha qëndrimet e tyre.
FJALIMI I DEPUTETIT SELMANAJ LIDHUR ME KETE MARREVESHJE QE U RATIFIKUA SOT.