Hoti për veprimet e pushtetit në politikën e jashtme: Janë bërë janë të pakthyeshme, askush s'na pyet më për synimet
Në një intervistë të fundit në emisionin "Pressing", ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur bindjen e tij se veprimet që janë ndërmarrë në dialogun me Serbinë janë të pamundura për t'u kthyer mbrapa.
Gazetari Leonard Kërquki ka kërkuar nga Hoti të përgjigjet në pyetjen për qëllimet dhe perspektivat e Kosovës në dialogun me Serbinë, duke pyetur nëse drama në veri do të përfundojë dhe nëse Kosova do të jetë në gjendje të rivendosë marrëdhëniet e mira me ndërkombëtarët.
Hoti ka theksuar se për momentin nuk është një çështje që ndiqet me interes nga ndërkombëtarët, duke thënë: "Tash më nuk është duke na pyetur askush për synimet tona në proces të dialogut. Çka synojmë ne në proces të dialogut? Nuk është duke u marrë askush më të."
Ai vazhdoi duke përmendur dëmet që janë bërë në procesin e dialogut si dhe politikën e jashtme duke i cilësuar ato si të pakthyeshme.
"Unë besoj fuqishëm që veprimet që janë bërë, dëmet që janë bërë në proces të dialogut, në politikën e jashtme por në dialog në veçanti nga kjo qeveri, janë të pakthyeshme. Janë të pakthyeshme." - pohoi ish-kryeministri kosovar.
Sipas Hotit, autoritetet kosovare po ballafaqohen me një situatë ku ndërkombëtarët po kërkojnë të zbatohen marrëveshjen dhe të ndërmerren hapat e nevojshëm për zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
"Tash vijnë letra pas letre, emisar pas emisari duke na trokiktur në derë duke thënë ‘zbatojeni marrëveshjen me të cilën jeni dakorduar në Ohër. Bëjeni Asociacioni e Komunave me shumicë serbe sa më parë. Bëni zgjedhjet në veri sa më parë. Nuk është marrë dikush tjetër më asgjë tjetër." - deklaroi Hoti. "Pra, veprimet që janë bërë janë të pakthyeshme."