Hoti për 40 milionët e ndara nga Qeveria për KOSTT-in: Sektori energjetik është në situatë tepër të vështirë - NACIONALE

Hoti për 40 milionët e ndara nga Qeveria për KOSTT-in: Sektori energjetik është në situatë tepër të vështirë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish kryeministri Avdullah Hoti, ka komentuar 40 milionëshin e ndarë nga Qeveria e Kosovës për KOSTT-in, gjatë mbledhjes së sotme.

Ai ka shtruar pyetjen se me çfarë plani janë ndarë këto mjete. Madje sipas tij po dëshmohet çdo ditë se menaxhimi i sekotrit të enregjisë në përgjithësi dhe i krizës në ve1#anti nga ana e Qeverisë është kaotik.

“ Dimrin e kaluar, emergjenca energjetike u shpall në fund të dhjetorit, kur ishte tepër vonë për të intervenuar. Ndërkaq, sivjet u miratua një vendim para dy jave në Kuvend, por ai nuk përmban asnjë masë konkrete, përveç detyrave të rregullta që duhet të kryejë KEK-u pavarësisht këtij vendimi dhe thirrjeve për kursim të energjisë”, ka shkruar Hoti.

Tutje ai ka thënë se kompanitë kryesore energjetike, si KESCO, KEDS, KEK dhe KOSTT, kanë borxhe ndaj njëra tjetrës. Ato e kanë të vështirë të kryejnë edhe obligimet e tyre të rregullta, e lëre më të blejnë energji paraprakisht për dimër dhe të përgatiten për krizën që na pret.

“Procesi i rishikimit të tarifave nga ZRRE-ja në fillim të këtij viti krijoi kaos, sidomos pas një serie të vendimeve gjyqësore dhe paqartësisë dhe vonesave të Qeverisë lidhur me reagimet ndaj krizës energjetike. Në fund të sezonit dimëror, Qeveria nuk i zbatoi as zotimet e veta. Sot kompanitë kryesore energjetike, si KESCO, KEDS, KEK dhe KOSTT, kanë borxhe ndaj njëra tjetrës. Ato e kanë të vështirë të kryejnë edhe obligimet e tyre të rregullta, e lëre më të blejnë energji paraprakisht për dimër dhe të përgatiten për krizën që na pret.

Në afat të gjatë, furnizimi me energji nuk zgjidhet me bateria, pasi ato ndihmojnë vetëm në stabilitetin e sistemit. Furnizimi stabil afatgjatë sigurohet me ndërtim të kapaciteteve të reja, të cilat mund të jenë me qymyr ose me gaz. Alternativa me gaz ka qenë e gatshme në qeverinë e kaluar, por fatkeqësisht u injorua për motive që i dinë ata që e injoruan atë alternative”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme