Hoti: Nuk e kam vendosur ende të garoj, as të mos garojë për kryetar të LDK-së
Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka folur dje gjerë e gjatë në T7 për çështje të ndryshme politike.
Në një moment, ai është pyetur edhe për garën e brendshme në LDK, e cila parti do t’i mbajë zgjdhjet e përgjithshme këtë vit.
Hoti ka treguar se ende nuk e ka vendosur të garoj, por as mos të garojë.
“Jam duke u menduar. Nuk kam vendosur të garoj ende, por nuk kam vendosur as të mos garoj. Ende jam duke e menduar.” – u shpreh Hoti në “Pressing”.
“Nuk e kam vendosur ende, sepse nuk mund ta vendosi pa u krye zgjedhjet në degë, e mandej të caktohet Kuvendi”, ka thënë tutje ai.