Hoti: Nuk e dimë çfarë u diskutua në takimin LDK-VV, do të na informojnë sot
Ish-kryeministri dhe deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se pret që në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së të kuptojë se çfarë është diskutuar gjatë takimit mes Lumir Abdixhikut, Vjosa Osmanit, Lutfi Hazirit nga LDK-ja, me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ministrin në detyrë, Hekuran Murati.
Hoti ka lënë të kuptohet se nuk është informuar për përmbajtjen e takimit disaorësh të zhvilluar mbrëmë mes përfaqësuesve të LDK-së dhe VV-së.
“Të dëgjojmë se çka kanë biseduar dje. Ta shohim. Do të na informojnë sot se çka u bisedua dje”, tha Hoti.