Hoti njofton se pasnesër Komisioni i Përbashkët takohet në Bruksel, e quan hap të rëndësishëm
Andin Hoti, i cili ëshë i caktuar si kryetar i komisionit për të pagjeturit, ka njoftuar se pasnesër, më 15 janar, Komisioni i Përbashkët do të takohet në Bruksel, në nivel zëvendësve, ku Kosova do të përfaqësohet nga Halil Cenaj.
Hoti e ka quajtur hap të rëndësishëm drejt zbatimit të marrëveshjes eksistuese të “Deklaratës për Persona të Zhdukur”.
E plotë:
Përshkak të interesimit të madh, dhe si shkak i gjendjës sime shëndetësore (ftohje), përmes këtij njoftimi, uroj që të sqarohen disa të dhëna për takimin e radhës, që është paralajmëruar nga z. Lajcak.
Me datë 15 janar 2025, në Bruksel, do të mbahet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët, i cili do të zhvillohet në nivel të zëvendësuesve. Në këtë takim, Z. Halil Cenaj është caktuar si përfaqësues Delegacionit të Republikës së Kosovës.
Takimi ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme, si dhe adresimin e disa çështjeve të rëndësishme për qështjen e personave të zhdukur. Në këtë kontekst, delegacioni ynë do të prezantojë disa kërkesa kyçe, që ndërlidhen kryesisht me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për arkivat, të cilën e kemi adresuar tek Vuçiq, dhe çështje tjera të rëndësishme në këtë fushë.
Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të marrëveshjes ekzistuese 'Deklaratës për Persona të Zhdukur' e miratuar me 2 Maj 2023.