Hoti: Në vend që të flasim për njohje reciproke, flasim për targa të automjeteve
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një intervistë në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se në kohën kur ai kishe marrë pozitën e të parit në ekzekutiv situata ka qenë shumë e vështirë si pasojë e pandemisë dhe krizës ekonomike.
“Kur e kemi marrë qeverinë në vitin 2020 ka qenë qeveri e përbërë nga disa partnerë të koalicionit, pra është dashtë të bëjë plotë koordinime të nevojshme brenda koalicionit qeverisës në qëndrimet që unë kam besuar që janë të drejta, dhe e dini se si ka përfunduar, pra ka dhënë efekt ajo dhe unë jam shumë i kënaqur. Ne kemi marrë qeverinë në një situatë shumë edhe të pandemisë edhe të situatës ekonomike dhe të izolimit ndërkombëtar.” – ka thënë Hoti.
Ai ka akuzuar qeverinë Kurti që ndonëse kur kanë marrë udhëheqjen e ekzekutivit kornizë të qartë të dakorduar me vendet e QUINT-it për marrëveshje finale me 11 pika, jemi në një situatë ku flitet për çështjen e targave.
“Kur e kam dorëzuar unë mandatin, e kemi pas një njohje ndërkombëtare të Izraelit, shumë e rëndësishme dhe kemi pas marrëveshjen me SHBA-të për të dërguar ushtarë në misione ndërkombëtare bashkë me SHBA-në, pra dy ndryshime të mëdha kanë ndodhë.” – tha ai.
“Këta e kanë marrë qeverisjen me kornizë të qartë të dakorduar me vendet e QUINT-it për marrëveshje finale me 11 pika, me pikë të parë njohjen reciproke, me pikë të dytë çështjen e të pagjeturve, pastaj normalizimin ekonomik edhe të gjitha çështjet e tjera të dakorduar.” – tha Hot
“Sot jemi në një situatë ku në vend se të flitet për njohje reciproke, në vend që t’i kemi amerikanët ne tryezë, duhet që zv.Kryeministri i Kosovës të shkojë e të takohet me Petkoviqin. Në vend që ne me fol për njohje reciproke, ne flasim për targa të automjeteve.” – deklaroi Hoti.