Hoti: Kosova do të ketë një qeveri të re pa VV-në
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova duhet të ketë një qeveri të re pa Vetëvendosjen.
Ai është shprehur i bindur se LDK-ja do të fitojë besimin e qytetarëve për të udhëhequr me qeverinë e ardhshme.
“Unë nuk besoj që dikush mund të ketë përceptim të mirë pozitiv për formën që është qeverisë vendi, se si është menaxhu në procesin e dialogut në mardhëniet me jashtë me politikën ndërkombëtare ose me proceset tjera. Propaganda e qeverisë dhe e ksaj mazhornce vazhdon me qenë aktive në këtë drejtim. Por njerëzit janë duke parë së pari në xhepin e vet në buxhetin e familjes së vet, secili e dinë se sa ka pasur të ardhura më herët dhe sa ka sot. Postimet e ministrës së jashtme që u bënë publike gjatë kësaj kohe janë të papranueshme dhe e turpërojnë Kosovën. Unë jam i bindur që do të ketë ndryshim, jam i bindur që do të ketë një qeveri të re, jam i bindur që do të ketë një qeveri të re pa LVV-në. Jam i bindur që ne do ta udhëheqim qeverinë e ardhshme me një energji të re. Ne do të arrijmë të marrim besimin e mjaftueshëm të qytetarëve për ti prirë vendit për të bërë qeverinë e ardhshme. Unë pres që gara mund të jetë e ngushtë nuk jemi pa gjasa, jemi me gjasa bukur të mira”, u shpreh Hoti në Blic Intervieë.