Hoti kërkon zgjedhje të reja, Mushkolaj: Rri rahat o pro’sor - NACIONALE

Hoti kërkon zgjedhje të reja, Mushkolaj: Rri rahat o pro’sor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duke e kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit ka kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje të reja.

Rreth kësaj ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, i cili ka kërkuar nga Hoti që të rrijë rahat.

“Rri rahat o pro'sor.” – ka shkruar Mushkolaj.

Hoti ka shkruar një status, në të cilin ka rënditur premtimet e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas Hotit, të gjitha premtimet, të cilat ai i listoi, janë shkelur gjatë dy viteve të qeverisjes së “kaolicionit Kurti-Osmani”.

Andaj, Hoti vlerësoi se njerëzit janë mashtruar, andaj pushteti aktual duhet të dalë para qytetarëve.

Lajme të ngjashme