Hoti: Kaosi në menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e ka rritur panikun tek qytetarët - NACIONALE

Hoti: Kaosi në menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e ka rritur panikun tek qytetarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se kaosi në menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e ka rritur panikun tek qytetarët.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria është dashur t`i informojë qytetarët në detaje për krizën energjetike.

Sipas tij, qeveria aktuale nuk e ka idenë se me çfarë do të përballemi gjatë dimrit.

Postimi i plotë i Hotit:

Kaosi në menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e ka rritur panikun tek qytetarët.

Një qeveri e përgjegjshme duhet të informojnë qytetarët në detaje:

- sa pritet të jetë prodhimi i energjisë nga KEK-u gjatë dimrit,

- sa duhet importuar energji për të plotësuar kërkesën vendore,

- sa buxhet duhet ndarë për import të asaj energjie,

- a mund të lidhen tani kontrata për blerje të energjisë,

- sa energji i kemi dhënë Shqipërisë deri më tani në mënyrë që të marrim nga ta gjatë dimrit,

- sa buxhet duhet ndarë për kompanitë e energjisë në mënyrë që rritja e faturave të energjisë të jetë e përballueshme për familjet,

- sa buxhet duhet ndarë për subvencionim të energjisë për familjet në asistencë sociale,

- çfarë mund të bëhet bashkë me komunat për familjet e tjera më në nevojë për mbështetje etj.

Një plan i tillë do kishte kuptim dhe do të mbështetej nga të gjithë.

Këta nuk kanë ide se me çfarë do të përballemi. Kujtojnë se me ta nis historia dhe e nisin nga e para strategjinë e energjisë. Tregojnë dogma para partnerëve ndërkombëtarë. U tregojnë japonezëve sa ka qenë rritja në Kosovë dhe i ftojnë të investojnë, por në anën tjetër në media ndërkombëtare e përmendin çdo ditë mundësinë për luftë në Kosovë. E anulojnë projektin strategjik të gazit për inate politike, i cili për tri vite do të shtonte kapacitet energjetike.

Lajme të ngjashme