Hoti i tregon qartë katër problemet me Pagën Minimale - NACIONALE

Hoti i tregon qartë katër problemet me Pagën Minimale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përmendur katër problemet e Ligjit për Pagë Minimale që kaloi javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Hoti është treguar fare i qartë në shpjegimin e tij.

Problemi i parë ka të bëjë me mos-përfilljen e procedurave ligjore për caktimin e pagës minimale me mos-dakordimin me partnerët socialë (qeveria, bizneset dhe sindikatat). Pra, ky dakordim nuk është thjesht në vullnetin e Qeverisë së Kosovës.

Një tjetër problem është edhe formula për caktimin e pagës, një mos-përfillje e kostos së jetesës e cila është shtrenjtuar ndjeshëm me rritjen e çmimeve.

Ai ka përmendur edhe shkeljen e dy konventave të Organizatës Botërore të Punës për hapat që duhet ndjekur për caktimin e pagës minimale.

Ndërkaq problemi i fundit i përmendur është se niveli 250 euro ishte bërë më 2022 para inflacionit shtesë.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme