Hoti i reagon Kurtit: Shtesat e policëve janë dukshëm më të ulëta krahasuar me shtesat e mëparshme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti rreth miratimit për shtesat për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Hoti përmes një postimi në Fcebook, ka thënë se shtesat e miratuar sot janë më të ulëta krahasuar e shtesat e mëparshme.
Ai tutje ka thënë se kjo vonesë dhe ulja e tyre përbëjnë nëpërkëmbje të përkushtimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
“Shtesat për zyrtarët e policisë, të propozuara nga Kurti pas 10 muajve vonesë, janë dukshëm më të ulëta krahasuar me shtesat e mëparshme. Kjo vonesë dhe ulja e tyre përbëjnë nëpërkëmbje të përkushtimit të të gjithë burrave dhe grave në Policinë e Kosovës që janë në shërbim të rendit, ligjit dhe sigurisë kombëtare në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.” – ka shkruar Hoti në Facebook.
