Hoti i ashpër me ministrin Murati: Je duke mashtruar opinionin
Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, është treguar i ashpër me ministrin e Financave, Hekuran Murati, i cili vjen nga VV-ja.
Gjatë një mbledhjeje në komision, Hoti i ka thënë Muratit se është duke e mashtruar opinion.
“S’mundesh në çdo përgjigje ta mashtrosh opinionin. Secilën përgjigje që je duke e dhënë, je duke mashtruar opinionin… Si po flet për 300 milionë euro? 159 milionë, 184 milionë – t’u kanë rrit për nja 25 milionë. Atë që po them unë është se kjo rritje për 25 milionë e tatimit në korporata, ka ardhur kryesisht nga rritja e fitimit në sektorin bankar, e jo tek korporatat reale” – i tha Hoti, Muratit, ndër të tjera.