Hoti: Elbert Krasniqi të përgjigjet pse shpenzoi 3 milion euro në kontrata njëburimore - NACIONALE

Hoti: Elbert Krasniqi të përgjigjet pse shpenzoi 3 milion euro në kontrata njëburimore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se ministri Elbert Krasniqi, duhet të përgjigjet se pse ka shpenzuar 3 milionë euro kontrata një burimore për ndërtimin e shtëpive për komunitete.

Hoti shkruan:

Ministri i Pushtetit Lokal duhet të përgjigjet përse i ka shpenzuar 3 milion euro me kontrata njëburimore për ndërtimin e shtëpive për komunitete, siç kanë gjetur organizatat joqeveritare.

Nuk ka kompani private të mjaftueshme në treg për të ndërtuar shtëpi njëkatëse, dy-tri dhomëshe?!

Sa për grantet e pushtetit lokal, Kosova ka qenë shembull për pushtetet lokale në rajon dhe më gjerë për objektivitetin e ndarjes së granteve nga pushteti qendror tek ai lokal.

Bashkëpunimi i Qeverisë me pushtetin lokal kurrë nuk ka qenë më i keq.

Ky Ministër ka përgjegjësi që për dy vite me radhë janë vonuar të hyrat vetanake për komunat dhe i kanë bllokuar investimet kapitale nëpër komuna.

Lajme të ngjashme