Homazhe, përurim dhe mbledhja e qeverisë: Agjenda e ngjeshur e Kurtit për sot - NACIONALE

Homazhe, përurim dhe mbledhja e qeverisë: Agjenda e ngjeshur e Kurtit për sot

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ketë një agjendë të ngjeshur ditën e sotme.

Ai do të bëjë homazhe në Kralan dhe varrezat e familjes Vejsa në Gjakovë. Më pas do të inaugurojë repartimin e pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, në fund nga ora 14:30 do të ketë mbledhje të qeverisë.

Njoftimi:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës

VENDI: Kralan, Gjakovë

KOHA: 08:00-08:20

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te varrezat e familjes Vejsa në Gjakovë.

VENDI: Varrezat e qytetit, Gjakovë

KOHA: 08:40

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në inaugurimin e repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës

VENDI: Mitrovicë

KOHA: 11:00

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 14:30

Lajme të ngjashme