Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie, policia arreston dy persona - NACIONALE

Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie, policia arreston dy persona

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicën e Jugut, të cilët dyshohen për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Në një komunikatë për media, policia ka bërë me dije se dy të dyshuarit kanë hedhur granatë dore në oborrin e një shtëpie.

“Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshimin e arsyeshëm dhe provave materiale të siguruara se të njëjtit me datën 27 shkurt 2026, në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, kanë hedhur një mjet shpërthyes (granat dore ) ku përveç dëmeve materiale nuk kishte dëme tjera.

Pas procedurave te intervistitmi, dy të dyshuarve meshkuj të moshës 24 dhe 25 vjeçar, me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme