Historiani i njohur shkruan për mjekun e Skënderbeut: Mori doktoraturën në Universitetin e Padovës
Jahja Drançolli, historian i njohur i Kosovës, ka shkruar një postim interesant, në të cilin ka hedhur dritë mbi një figurë pak të njohur në opinionin publik.
Më sakt, historiani Drançolli ka shkruar për Gjergj Spanin, mejkun e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, kryeheroit të shqiptarëve. Në shkrimin e tij të shkurtër me titull “Nga historia e mjekësisë së moçme arbërore”, Drançolli tregon se mjeku i Skënderbeut ishte “pjesëtar i familjes së njohur bujare dhe princërore të Arbërisë”.
Tutje, ai shkroi se Spani e kreu doktoraturën në shkencat mjekësore në Universitetin e Padovës.
“Nga historia e mjekësisë së moçme arbërore!
Gjergj Spani (mjek i Skënderbeut), pjesëtar i familjes së njohur bujare dhe princërore të Arbërisë, pasi mori doktoraturën në shkencat mjekësore në Universitetin e Padovës, u bë i njohur si mjek dhe bibliofil mjekësor jo vetëm në Padova. Dokumentet zyrtare të ruajtura në Arkivin Shtetëror të Padovës hedhin dritë mbi kontributin e tij, përveç në Padova dhe në qendra të tjera, edhe në Piove di Sacco Torren Sancti Martini, pranë Padovës, një qendër e njohur edhe sot për mjekësinë moderne!” – shkroi Drançolli.