Historiani Dauti: Ilirët ishin persekutuesit më të tmerrshëm të të krishterëve - NACIONALE

Historiani Dauti: Ilirët ishin persekutuesit më të tmerrshëm të të krishterëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Daut Dauti, historian, ka shkruar në lidhje me atë që e ka quajtur “tendencë që tenton ta paraqes Ilirinë dhe ilirët si vend dhe njerëz që kanë ndihmuar” lindjen dhe vendosjen e krishtërimit.

Në shkrimin e tij, Dauti ka thënë se e vërteta është krejt e kundërt.

Dauti ka shkruar se ilirët kanë “qenë persekutuesit më të tmerrshëm të të krishterëve”.

“Lista e perandorëve romakë, që në fakt ishin ilirë, dhe që u treguan të pamëshirshëm ndaj të krishterëve është e gjatë. Kësaj liste i printe Dioklaciani, të cilin Roma e kishte shpallur perandorin më të suksesshëm për arsye të persekutimit në fjalë, por edhe për shkak se ai solli stabilitet dhe prosperitet në perandori” – ka shkruar Dauti, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme