Historiani birtanik: Dyfish presion ushtrohet mbi Kosovën se sa mbi Serbinë për marrëveshje
Neol Malcom, historian i shquar britanik, është deklaruar në lidhje me marrëdhëniet mes Kosovëa dhe Serbisë.
Malcolm, që njihet për kontributin në histografinë shqiptare, ka thënë se Perëndimi nuk ishte asnjëherë i koordinuar mjaftueshëm më një strategji për Kosovën.
“Ajo që do thosha është se që nga 1998-a trajtimi i Kosovës nga palë të jashtme, ka qenë kryesisht zhgënjyes. Sigurisht ka pasur dukshëm momente të mira: çlirimi i Kosovës nga forcat e NATO-s, mbështetja finale për shpalljen e Pavarësisë në 2008-ën, diçka ekstremist e rëndësishme asokohe. Por në aspekte të tjera ishte zhgënjyese që Perëndimi asnjëherë nuk qe i koordinuar në një strategji për Kosovën”, deklaroi Malcolm për A2news.
Historiani britanik, i njohur gjërësisht për librin “Kosova: një histori e shkurtër”, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ushtron më shumë presion ndaj Kosovës se sa ndaj Serbisë.
“Planin Ahtisari vendosën që ta zbatojnë në mënyrë selektive. Ai plan kishte një aneks në të cilin thuhej se dosjet me çështje të trashëgimisë kulturore në arkivat e Beogradit do duhej të ktheheshin në Prishtinë. A kanë bërë ata ndonjëherë një përpjekje që kjo të ndodhë? Aspak. Ajo thjesht ka rënë ose përfshirë në çështjet ku të dy vendet duhet të arrijnë kompromis. Por në fakt kur thonë që të dy palët duhet të arrijnë kompromis, përshtypja ime është që ushtrojnë dyfish presion mbi Kosovën se sa mbi Serbinë. Në kuadër të planit Ahtisari Kosova ka bërë shumë lëshime sa u përket të drejtave të serbëve që jetojnë në territorin e saj dhe ndaj Prishtinës vazhdojnë të kërkojnë lëshime, duke e lejuar Beogradin që të bëjë dhe më shumë kërkesa”, ka shtuar ai.