Hiqen posterat luftëndjellës me “Vuçiqin komandant” në veri
Policia e Kosoves në raportin 24 orës njoftoi se posterat luftëndjellës që u shfaqen dje në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe janë larguar.
Tashmë veçse është hapur rast i “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit” dhe se rasti ka kaluar nën hetime.
“NXITJA E PËRQARJES DHE MOS DURIMIT- Zveçan, 30.06.2024, NN. Është raportuar se persona të panjohur nëpër mure të ndërtesave kanë vendosur pamflete me mbishkrime. Pamfletet janë tërhequr nga vendet ku janë vendosur si provë materiale. Rasti nën hetime.”- thuhet ne raportin e policisë
Posterat u vendosen diten e diel, me mbishkrime si “Komandant suprem, po të presim”, drejtuar presidentit serb Alexander Vuçiq.