Hill: Shqipëria dhe Serbia po bëjnë një ndryshim historik duke punuar së bashku - NACIONALE

Hill: Shqipëria dhe Serbia po bëjnë një ndryshim historik duke punuar së bashku

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se po ndodh një ndryshim historik, sepse Shqipëria dhe Serbia po punojnë së bashku si asnjëherë më parë.

Hill ishte sot në Konferencën Rajonale për Lehtësimin e Marrëdhënieve Tregtare të Vendeve të Ballkanit organizuar nga USAID, Banka Botërore dhe Qeveria e Zvicrës.

Ai në këtë konferencë tha se herën e fundit që ka qenë në Shqipëri, një zyrtar i lartë i ka thënë se një nga gjërat më të mëdha që i ka ndodhur Shqipërisë, ishte hapja e kufijve përmes ‘’ Ballkanit të Hapur’’- raporton Kosovo Online.

Hill shtoi se afrimi i tregjeve ekonomike të rajonit është sfida kryesore e këtij shekulli.

Ai tha se në fund të shekullit të kaluar kishte një distancim të shteteve të mëdha në Ballkan, e sipas tij çështja kryesore për fillimin e këtij shekulli është që këto shtete që u distancuan, të takohen brenda një tregu eknomik.

‘’Ne nuk duam që mosbesimi të jetë një faktor që do të pengojë lehtësimin e tregtisë’’- tha Hill.

Ai ndër të tjera tha se sfida është se në Ballkan kanë lindur shumë kufinj, e këta kufijn duhet t’i bashkojnë vendet, e jo t’i ndajnë ato.

"Këta kufij nuk duhet të ndajnë, por të bashkojnë vendet. Ka shumë përpjekje për integrimin rajonal. Dhe njëra prej tyre në Ballkan është ajo që përmendi ministri (Tomislav) Momiroviq, dhe do ta përsëris sepse mbështes fuqishëm nismën "Ballkani i Hapur", i cili synon të ftojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen dhe pavarësisht statusit të tyre, ata mund të punojnë së bashku për të hapur kufijtë’’- tha Hill.

Lajme të ngjashme