Hill: Propozime interesante do t’iu prezantohen Kosovës dhe Serbisë - NACIONALE

Hill: Propozime interesante do t’iu prezantohen Kosovës dhe Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, për televizionin N1, tha se gjatë takimeve që priten të zhvillohen në Kosovë dhe Serbi nga grupi që njihet si "Pesëshja e madhe" , do të ketë “disa propozime interesante për të dyja palët”.

Radio Evropa e Lirë raporton se i dërguari Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime në Kosovë dhe Serbi më 21 tetor. Ai do të shoqërohet nga i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nga i dërguari i Francës, Emmanuel Bonn, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe i Italisë, Francesco Talo.

Sipas Brukselit, qëllimi i vizitës është të shtyhet përpara zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti.

Hill po ashtu tha se Lajçak “ka dëgjuar shumë” dhe mendon se e di “çfarë ka nevojë Serbia dhe Kosova”.

Lajme të ngjashme