Hill për dinarin: Befasi e panevojshme, më e rëndësishme të bëhet Asociacioni - NACIONALE

Hill për dinarin: Befasi e panevojshme, më e rëndësishme të bëhet Asociacioni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka reaguar pas rregullores se re të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit si valut në Kosovë.

Hill siç raportojnë mediet serbe, ka thënë se ky vendim ishte një surprizë e panevojshme dhe se SHBA dhe Bashkimi Evropian janë duke monitoruar dhe analizuar nga afër situatën.

Ai ka thënë se tani më e rëndësishme është që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe Kosovës t’i jepet qasje në institucionet ndërkombëtare.

“Në këtë fazë të dialogut që kemi arritur dhe që ka arritur zotri Lajçak duhet të shmangen befasitë e tilla të panevojshme dhe veprimet e njëanshme. Mendojmë se më e rëndësishmja tani është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, por edhe që Kosovës t'i jepet qasje në institucionet ndërkombëtare. Duhet të fokusohemi në këtë dhe të shmangim temat që nuk janë me interes të përbashkët.” – ka thënë Christopher Hill.

Lajme të ngjashme