Hill për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë: Nënkupton që jepni diçka, por edhe merrni diçka
Cristopher Hill, ambasador i ShBA-së në Serbi, ka folur sërisht për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.
Duke folur për këtë proces, Hill vlerësoi se dialogu nënkupton një process “që jut ë jepni, por edhe të merrni diçka”.
“Në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor nevojiten marrëdhënie shumë më të mira mes vendeve. Për Serbinë çështja e Kosovës është shumë e vështirë, nuk kam nevojë t’ia shpjegoj askujt në Serbi. Por unë mendoj se i gjithë procesi nënkupton që ju të jepni diçka, por edhe të merrni diçka.“ – deklaroi Hill për RTS.