Hill për dialogun: Do të ketë përparim, në fund secila palë do të fitojë diçka
Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill ka folur për dialogun, pas seancës së Kuvendit të mbajtur në Serbi, para dy dite.
Ai u shfaq optimist se në fund të dialogut, do të ketë përparim dhe secila palë do të fitojë diçka.
“Dialogu duhet të kalojë nëpër disa pika kritike, duke përfshirë çështjen e Asociacionit” Synimi i BE-së është të arrijë normalizimin e plotë të marrëdhënieve, në mënyrë që jeta e njerëzve të vazhdojë normalisht dhe që ekonomia dhe faktorë të tjerë të mund të përparojnë. Është inkurajuese që edhe Serbia po mendon për këtë, aq më tepër që në Kuvend është mbajtur një seancë për Kosovën. Është një temë e vështirë, sidomos në Serbi. “Askush nuk mund të thotë se kjo është e lehtë, veçanërisht për njerëzit këtu,” tha Hill për Agjencinë Beta.