Hill nga Presheva: Duhet të ketë llogaridhënie për Bajnskën - NACIONALE

Hill nga Presheva: Duhet të ketë llogaridhënie për Bajnskën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill gjatë një vizite në Komunën e Preshevës, ka thënë se është përkrahës i Ballkanit të Hapur, derisa ka folur edhe për Bajnskën.

Sipas “Klan Kosova”, ai ka deklaruar se në Preshevë, Ballkani i Hapur ka të bëjë edhe me zgjidhjen e problemeve te qytetarëve.

Të gjithë ata që nuk kanë dëgjuar, unë jam një përkrahës shumë i madh i Ballkanit të Hapur dhe i konceptit të bashkëpunimit rajonal. Këtu në Presheve, çështja e Ballkanit të Hapur nuk është vetëm një teori, pra ka të bëjë me zgjidhje të problemeve të qytetarëve.” – ka deklaruar ai.

Sa i përket çështjes së dinarit, Hill citohet të ketë thënë se e përkrah fuqishëm deklaratën e vendeve të QUINT-it, derisa bëri thirrje për diskutim mes palëve.

“Nuk do të ju befasoj se unë e përkrahi fuqishëm deklaratën e ambasadave të vendeve të Quint-it. Kështu që dialogu është platforma ku mund të zgjidhen problemet, edhe ajo sa i përket transaksioneve. Për çështjet e të drejtave fundamentale, duhet të ketë diskutime në mes të palëve.” – ka thënë ambasadori amerikan.

Hill ka folur edhe për Bajnskën, duke e shprehur qartë se duhet të ketë llogaridhënie.

“Mendoj se ka një proces ligjor, por ne mendojmë se duhet të ketë llogaridhënie. Mund të ju siguroj se për të gjitha ngjarjet rreth Banjskës, ShBA-ja e kanë pasur një qëndrim shumë të qartë.” – është shprehur ai.

Lajme të ngjashme