Hill i kënaqur me ndihmën e Serbisë për Ukrainën: Marrëdhëniet janë përmirësuar
Christopher Hill, ambasador i ShBA-së në Serbi, ka komentuar marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Ukrainës.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hill tha se ShBA-ja ishte e kenaqur me shtimin e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Ukrainës.
“Ne ishim të kënaqur të shohin shtimin e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Ukrainës. Zonja e parë e Ukrainës vizitoi Serbinë dhe ishte një vizitë e rëndësishme. Ministri i Jashtëm ukrainas ishte në Serbi po ashtu. Zonja (Tamara) Vuçiç ishte në Ukrainë vitin e kaluar. Marrëdhëniet janë përmirësuar vërtetët dhe jam i kënaqur për këtë. Më duhet ta bëjë të qartë qëndrimin tonë, që besoj se ndahet edhe nga serbët, se agresioni rus në Ukrainë nuk duhet lejuar të vazhdojë. Ky është një problem i madh për gjithë Evropën, përfshirë Serbinë. Prandaj duhet të gjithë ta bëjmë të qartë qëndrimin tonë dhe serbët besoj e kanë bërë këtë duke votuar në mbështetje të Rezolutave të Kombeve të Bashkuara për këtë çështje. Po ashtu prapa perdeve kanë punuar në përpjekjet për të rivendosur paqen dhe sigurinë në Evropë” – tha Hill.