Hill: Asociacioni duhet të jetë prioritet i Kurtit - NACIONALE

Hill: Asociacioni duhet të jetë prioritet i Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, ka bërë me dije se dialogu Kosovë-Serbi tani duhet të fokusohet në çështje të mëdha siç është ajo për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në një intervistë për median serbe TV Insajder, ai ka treguar për fokusin që palët kanë në këtë dialog.

Sipas tij, SHBA-ja dhe BE-ja i kanë thënë Kurtit se duhet të zgjidhë çështjen e asociacionit.

Pala kosovare po përpiqet të shoh se sa hapësirë ka për ndërkombëtarizimin e çështjeve të saja. Ndërsa pala serbe dëshiron të shohë se cilat janë të drejtat dhe e ardhmja e tyre kolektive në Kosovë. Ne duhet të merremi me këtë. Amerikanët dhe evropianët i thanë Kurtit të zgjidhë çështjen e të drejtave kolektive të serbëve”, ka thënë Hill.

Diplomati amerikan ka thënë se Asociacioni duhet të jetë prioritet i Kurtit në këtë proces.

Çështja e së ardhmes së serbëve në Kosovë duhet të jetë prioritet absolut i tij”, ka thënë ai.

Edhe njëherë ai ka përsëritur se synimi i Amerikës në këtë proces është që të shkohet drejt njohjes reciproke.

Lajme të ngjashme