Hidhet një granatë dore në Pejë, nisin hetim
Policia e Kosovës njofton se gjatë natës hedhur një mjet shpërthyer në Pejë.
Mjeti shpërthyes dyshohet të jetë granatë dore.
Nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 02:05 minuta policia është informuar nga viktima se në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, në një lokal, dyshohet se persona të panjohur kanë gjuajtur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, në objektin e tij. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, njësitet relevantë të Policisë së Pejës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe për rastin u njoftua po ashtu edhe Prokurori i Shtetit”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.