Hezbollahu vret një ushtar izraelit në Liban, një tjetër plagoset seriozisht - NACIONALE

Hezbollahu vret një ushtar izraelit në Liban, një tjetër plagoset seriozisht

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Një ushtar izraelit u vra në betejë të dielën në jug të Libanit, njoftuan të hënën Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Rreshter Nehoray Leizer, 19 vjeç, pjesë e Batalionit 601, u vra nga një dron me lëndë shpërthyese i lëshuar nga Hezbollahu, njoftoi ushtria, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

Droni goditi një automjet të blinduar për transportimin e personelit, i cili po vozitej nga ushtari tashmë i vrarë. Ushtria po heton për të marrë vesh nëse droni ia doli që të depërtonte në automjet, raporton transmetuesi public izraelit.

Një ushtar tjetër u lëndua seriozisht në incident. Ushtria tha se familja e tij është njoftuar.

Leizer është ushtari i dhjetë izraelit që vritet që nga hyrja në fuqi e një armëpushimi, ndërsa i 23-ti që vritet nga 2 marsi.

Lajme të ngjashme