Hetemi s`mërzitet për mundësinë e shkarkimit: Referendumin e ka lejuar Qeveria
Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nuk po mërzitet se mund të shkaktohet nga referoni i serbëve, i cili pritet të mbahet më 20 prill.
Ai ka vlerësuar se këtë proces e ka lejuar Qeveria e Kosovës dhe nuk e ka problem.
Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme do të jenë më demokratike.
“Sa i përket referendumit nuk ka asnjë problem. Qeveria e Republikës së Kosovës e ka lejuar, nuk ka problem edhe nëse shkarkohemi. Me partitë serbe që shkojnë në zgjedhje dhe iniciativat qytetare e të tjera. partitë do të jenë tre-katër parti, kështu që do t’i ngjajë pak demokracisë dhe jo se në zgjedhje është gjithmonë një parti”, ka thënë Hetemi për “Kosovo Online”.