Hetemi pas shkakrimit të Miletiqit: Nëse ka të tjerë që kanë bërë të njëjtën gjë, do të largohen - NACIONALE

Hetemi pas shkakrimit të Miletiqit: Nëse ka të tjerë që kanë bërë të njëjtën gjë, do të largohen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e kësaj komune, Dragana Miletiq, e cila në pamjet e publikuara dje nga gazeta Naciomale u pa duke konsumuar drogë në ambientet komunale.

Në një prononcim për RTK-në, Hetemi deklaroi se njëjtë do të veprohet edhe me të tjerët në rast se kryejnë veprimtari ilegae.

“Edhe tjerë nëse del që kanë vepru njëjtë do të largohen”, tha Hetemi ndër të tjera.

Nga ana tjetër Nacionale e ka kontaktuar Mileqitin pas shkarkimit. Në një prononcim për Nacionalen, Miletiq e demantoi deklaratën e Listës Serbe, duke theksuar se ajo ishte kërcënuar e madje thotë se i është djegur edhe vetura.

Por ajo nuk foli asgjë në lidhje me kokainën.

Lajme të ngjashme