Hekuran Murati me pak propagandë për shtimin e ministrive: Në të kaluarën bëheshin për të akomoduar koalicionet - NACIONALE

Hekuran Murati me pak propagandë për shtimin e ministrive: Në të kaluarën bëheshin për të akomoduar koalicionet

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është pyetur për shtimin e numrit të ministrive.

Ai ka thënë se tash po bëhet për arsye parimore, e në të kaluarën bëheshin për të akomoduar kërkesat e koalicioneve.

“Sa i përket numrit të ministrive, edhe kritika edhe argumenti ka qenë që të mos ketë ministri apo dikastere të cilat bëhen sa për të akomoduar koalicionet e gjera që bëheshin në të kaluarën. Kishte ministri që kishin 7 zv.ministra, 5 zv.ministra, ndoshta jo aq e nevojshme. Në rastin tonë nuk është kjo nevojë që të ketë koalicion të gjerë sepse kemi shumicën e nevojshme. Megjithatë është parë gjatë mandatit të kaluar që nuk është arritur sinergjia e cila ishte synuar. Ka pasur raste kur dikasteri ka qenë shumë i gjerë dhe nuk është arritur efikasiteti i nevojshëm që është synuar qysh në fillim të mandatit. Prandaj është paraparë që të ketë një riorganizim tek Ministria e Punëve të Brendshme me Administratën Publike dhe Digjitalizimi të ketë një ndarje prej bashkimit që ishte bërë më herët”, ka deklaruar Murati.

Lajme të ngjashme