Hekuran Murati ia ndan pjesën e ministrisë së vet Andin Hotit
Pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është ndarë në dy dikastere: Ministrinë e Financave dhe Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.
Në ceremoninë e dorëzim-pranimit, Ministri i Financave Hekuran Murati i uroi suksese Ministrit Andin Hoti në drejtimin e ministrisë së re, pjesë e së cilës ndahet nga e tij, dhe ofroi mbështetje gjatë fazës tranzitore.