Hekuran Murati: I mbështetëm tash studentët, se tash fillon viti akademik - NACIONALE

Hekuran Murati: I mbështetëm tash studentët, se tash fillon viti akademik

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka thënë se arsyeja që i mbështetën studentët një javë para zgjedhjeve, është se tash fillon viti akademik.

Murati tha se kjo nuk është hera e parë që mbështeten studentët.

“Po besoj që jeni të njoftuar që viti akademik fillon tash, kjo është arsyeja, po të kishte filluar më herët, do të bëhej më herët. Është e ndërlidhur me vitin akademik. Ne kemi supozuar se deri më tani institucionet do të përmbylleshin, e premtimi do të niste zbatimin, meqenëse jemi si në qeveri në detyrë nuk na ka ndaluar ta zbatojmë këtë premtim si qeveri Kurti 3. Ndërlidhja është me vitin akademik. As kjo nuk është hera e parë që bëhet”, tha Murati.

Lajme të ngjashme