Hedhja e mbeturinave nga vetura, një person gjobitet në Prishtinë - NACIONALE

Hedhja e mbeturinave nga vetura, një person gjobitet në Prishtinë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, i cili është kapur duke hedhur mbeturina nga vetura në një hapësirë publike.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas identifikimit të personit janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime që dëmtojnë hapësirat publike dhe ambientin.

Lajme të ngjashme