Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, Pacolli, Zyba dhe Millaku paraqiten para gjykatës
Fitore Pacolli-Dalipi, Salih Zyba dhe Drita Millaku, të cilët akuzohen për hedhje të gazin lotsjellës në Kuvend, sot janë paraqitur në gjykatë.
Zyrtarët në fjalë akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.
Sipas aktakuzës, e cila është ngritur më 29 korrik 2019, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.
Për të njëjtën çështje i akuzuar është edhe ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Meqenëse ky i fundit ka munguar në disa seanca, gjykata e ka ndarë procesin e tij.