Heappey: Britania do t’i mbrojë kufinjt e Kosovës
Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura, James Heappey, i cili po qëndron një një vizitë zyrtare në Kosovë, tha se ushtarët britanikë që veprojnë në kuadër të KFOR-it do të vazhdojnë ta mundësojnë sigurinë e vendit edhe për tri vite të tjera.
Pas takimeve të ndara me presidenten Osmani e me kryeministrin Kurti, Heappey tha vendi i tij vazhdon të punojë për të siguruar lirinë dhe sigurinë Brenda kujfijve të Kosovës.
“Unë mendoj që ka sfida. Sigurisht që ka, por ne jemi shumë të qartë në pozicionin për sfidat e sigurisë që janë në vendin tuaj. Prezenca jonë në KFOR e nënvizon këtë, por po ashtu edhe mbështetja jonë diplomatike për Kosovën. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për të zgjidhur sfidat e sigurisë që ekzistojnë dhe për të siguruar që ju të vazhdoni të jeni të lirë dhe të sigurt brenda kufijve tuaj”, deklaroi Heappey.
Tutje, ai foli edhe për ambicien e Kosovës për t’u antarësuar në NATO dhe BE.
“Ne diskutuam në përgjithësi për situatën e sigurisë në vend dhe rolin që mund dhe duhet të luajë Mbretëria e Bashkuar në zgjidhjen e tyre, dhe pastaj, sigurisht, ambicia afatgjate e Kosovës që të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s. Dhe përderisa, natyrisht, të dyja këto organizata kërkojnë një konsensus të gjerë, Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar që ta shohë Kosovën në atë rrugë, kur rrethanat ta lejojnë një gjë të tillë”, tha ai, percjell KOHA.net.
