“HBEL”, Feraj flet me kode: Luftën ndërmjet Rusisë e Ukrainës, deri tani e ka fituar Serbia
Hysamedin Feraj, ka shkruar një status të shkurtë por jashtëzakonisht të çuditshëm. Ai fillimisht ka thënë se luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, deri më tani e ka fituar Serbia.
Pas këtij konstatimi, Feraj ka ndarë edhe “meritat”, për këtë fitore. “Merita të veçanta i takojnë grupit HBEL”, ka thënë Feraj.
Nacionale është munduar ta “dekodoj”, mesazhin e Ferajt. Njëra nga hipotezat është ajo se grupi “HBEL”, mund të jenë ndërkombëtarët: Ambasadori amerikan në Serbi, Hill, Kryediplomati i BE-së, Borell, i dërguari i posaçëm i ShBA-së, Escobar, si dhe lehtësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Lajçak.
Statusi i Ferajt
Deri tani luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës e ka fituar... Serbia!
Merita të veçanat i takojnë grupit HBEL.