Haziri: Qeverisë Kurti më askush nuk i beson
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se askush më nuk i beson Qeverisë Kurti.
Ai ka vlerësuar se kësaj qeveria nuk i beson më as opozita dhe as ndërkombëtarët.
Për këtë arsyeje, ka thënë ai, tashmë po i kërkohen Qeverisë zotime me shkrim.
“Askush nuk i beson kësaj sikurse askush nga fqinjët, BE, NATO, SHBA edhe vetë raportuesja e KE tash i kërkon zotime me shkrim. Qeveri që nuk besohet sepse prodhon vendime dhe lajme qe sjellin mosbesim”, është shprehur Haziri për Gazetën Blic.
Ai ka bërë me dije se nuk do të këtë konsensus mes opozitës dhe pushtetit për shpërbërjen e Kuvendit.
“VV-ja po ka interesa për një mandat kalendari politik e jo suksesi që determinon ketë mandat. Kurthe politike që me shpërbërjen e Kuvendit të ndërtojë konsensusin për zgjedhje është vetëm arsyetimi që Kosovën ta mbajë të ndarë politikisht në pozicione bardhë e zi. Për asgjë këto tre vite nuk ka ndërtuar konsensus, përkundrazi nuk ka dialog politik me opozitën, nuk ka dialog social me sindikata, nuk ka dialog as me shoqëri civile”, ka thënë Haziri.