Haziri: Qeveria e ka ditur që ka me qenë kërkesa për draft-statut
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka fajësuar Qeverinë për kushtëzimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës.
Ai ka bërë me dije se fajtori kryesore për këtë gjë është Qeveria Kurti.
Në emisionin “5” në RTV Dukagjini, ai ka thënë se Qeveria e ka ditur prej kohësh se dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese do të jetë kusht për anëtarësim në KiE.
“Duhet të ndërtohen skenarët e anëtarësimit. Në ditën e aplikimit kjo qeveri e ka ditur që ka me qenë kërkesa për draft-statut. Tash e dy vite këto çështje janë në tavolinë pjesë e negociatave, është përmendur vendimi i tokës së pronave të Manastirit të Deçanit”, ka thënë Haziri.