Haziri: Po luftojmë për vendin e parë, dallimi mes LDK-së dhe VV-së është si nata me ditën - NACIONALE

Haziri: Po luftojmë për vendin e parë, dallimi mes LDK-së dhe VV-së është si nata me ditën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij po lufton për vendin e parë dhe jo për vendin e dytë.

Haziri ka thënë se LDK-ja është rivali kryesor i Vetëvendosjes dhe se kjo e fundit është rival i LDK-së.

Çdo parti ka sondazhe të brendshme, por ai i fundit ku prin VV’ja doli në kohën kur kemi një kandidat për kryeministër, një datë të kërkuar për zgjedhje dhe kemi një ‘ofertë’ e Kurtit për zgjedhje. Ka qenë gjithçka në rrafshin e një atmosfere politike, ku si duket të gjitha partitë tjera i bashkon një pikë, kur vjen në raport LDK-ja

Ne jemi parti që luftojmë për vendin e parë, jo për vendin e dytë. LDK-ja është rivali kryesor i VV’së dhe VV’ja është rivali kryesor i LDK-së. Ne e dimë që drejtimi i shtizave e akuzat do të jenë karshi partisë tonë.” – ka thënë Haziri në GazetaBlic.

Më tej, ai ka thënë se dallimi i LDK-së me VV-në është si nata me ditë.

Ne në fokus të programit tonë e kemi familjen. Dallimi mes LDK-së dhe VV’së është si nata me ditën. Ata kanë një politikë përqarëse.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme