Haziri për marrëveshjen pako: Tash që jemi opozitë, nuk duhet të godasim çdo ditë emra të përveçëm - NACIONALE

Haziri për marrëveshjen pako: Tash që jemi opozitë, nuk duhet të godasim çdo ditë emra të përveçëm

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është pyetur për një marrëveshje pako në një intervistë të dhënë në T7.

Ai ka thënë se, si opozitë, “nuk duhet të gjejmë tabelën e qitjes dhe të godasim çdo ditë emra të përveçëm”.

“Po, kjo është ajo që ne e shohim si të mirën e vendit për stabilitet institucional. Fundja, nëse qytetarët na e kanë dhënë këtë peshë politike, ne dimë ta ushtrojmë edhe rolin e opozitës. Por, edhe si opozitarë, duhet të vlejë thirrja se opozita është pjesa e shëndetshme e pushtetit, që të tregon si të punohet, por nuk ka përgjegjësi të punojë. Ne tash, pse jemi opozitë, nuk duhet të gjejmë tabelën e qitjes dhe të godasim çdo ditë emra të përveçëm”, tha ai.

Lajme të ngjashme